Lajme

Sizmologu Mustafa jep detaje për tërmetin që dridhi shtetet e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 10 January 2022

Një tërmet mjaftë i fuqishëm është dëgjuar mbrëme në Kosovë.

Tërmeti me magnitutë 5.8 shkallë të rihterit ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, kurse dridhjet u dëgjuan në shumë shtete të rajonit.

Sizmologu Shemsi Mustafa ka deklaruar se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.

-Advertisement-

Sipas tij, Greqia është e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që është në Euro-Aziatikën dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikës përgjatë këtij kontakti dhe është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheu lindor.

Kurse sa i përket Kosovës, ndër zonat më të rrezikuara nga tërmetet janë : Ferizaj, Vitia dhe Gjilani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera