Lajme

Sivjet nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 05 February 2024

Prishtina është qyteti i vetëm që nuk ka ende spital të vetin. Në mungesë të tij, qytetarët e Prishtinës tash e disa vjet shërbimet mjekësore i marrin nëpër Qendra të Mjekësisë dhe në Qendrën Klinike Universitare. Në komunën e Prishtinës deklarojnë se së shpejti do t`i nisin procedurat për realizimin e projektit, derisa tashmë është ndarë toka për ndërtim.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, tha për RTK se janë në pritje projektit.

“Ne kemi propozuar një parcelë ku është përzgjedhur e cila është në Prishtinën e Re, në drejtim të Pallatit të Drejtësisë dhe Hajvalisë. Presim që në fund të muajit shkurt ose fillimit të muajit mars ta kemi planin e këtij projekti dhe pastaj të nisin procedurat për tenderim. Ky vit do të jetë vit i fillimit të ndërtimit të spitalit të Prishtinës”, tha Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.

-Advertisement-

Për Spitalin e Prishtinës ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Shërbimet që pritet të jepen në spitalin e kryeqyteti janë ato të kardiologjisë, kirurgjisë, pediatrisë, gjinekologjisë e shërbime të tjera. Spitali pritet t?i ketë afër 200 shtretër. Vlera e mjeteve të ndara për këtë projekt është vetëm 2.8 milionë euro nga Komuna e Prishtinës”, ka deklaruar Vitia në Komisionin për Shëndetësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera