Sivjet kthehen 1500 serbë në veri
Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 12 February 2018
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim që ka pasur me një grup të serbëve të Kosovës në Beograd, të shtunën, ka siguruar se krahas shumë projekteve Serbia në vitin 2018 do të vazhdojë dhe do ta përfundojë projektin e vendbanimit për 1500 serbë në Zveçan.
Për këtë projekt Serbia investon 2.5 milionë euro, ndërsa është kyçur edhe Kina
Serbët e Kosovës kanë marrë premtime nga drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se Serbia do të investojë shumë të madhe të mjeteve për serbët e Kosovës për t’i financuar një varg projektesh në të gjitha mjediset me popullate serbe.
Posaçërisht Gjuriq ka potencuar komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në të cilat Serbia do t’i koncentrojë pjesën më të madhe të mjeteve.
Si projektin më të rëndësishëm, i cili do të vazhdojë dhe do të përfundojë gjatë këtij viti, Gjuriq e ka veçuar projektin për ndërtimin e vendbanimit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në Zveçan, një lokacion fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, por që i takon komunës së Zveçanit, në të cilin Serbia do t’i ndërtojë 300 shtëpi, shkruan tutje “Zëri”.
Projekti i prezantuar me shumë pompozitet në Beograd, ku prezantonte edhe Kisha Ortodokse Serbe, ka filluar të realizohet vitin që shkoi, por që nuk ka shkuar me dinamikën siç ishin zotuar në Qeverinë e Serbisë për shkak të mungesës së mjeteve.
Qeveria e Serbisë, sipas një njoftimi të Zyrës për Kosovën, në fillim të realizimit të projektit ka ndarë 2.5 milionë euro për këtë projekt, ndërsa në të është kyçur edhe Kina, e cila kishte premtuar se do të ndajë mjete për ta financuar projektin.
Përveç 300 shtëpive që do të ndërtohen, me projekt është planifikuar edhe ndërtimi i shkollës, i ambulancës, çerdhe fëmijësh, ndërkaq në këto shtëpi do të vendosen serbë të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë
Të tjera
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...