Lajme

“Situatë e mërzitshme”, kryetari i Zubin Potokut flet për gjendjen në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 02 October 2023

Nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit tashmë janë bërë një javë dhe akoma hetimet janë duke vazhduar.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se gjendja në këtë komunë është e qetë, e që sipas tij është edhe “situatë e mërzitshme” po aq e qetë që është.

“Zhvillimet e fundit janë ato që i keni parë, ka qenë një gjendje shumë e tensionuar, një nga efektivët e Kosovës fatkeqësisht është vrarë, gjendja është akoma e tensionuara. Ato grupe kriminale, terroriste nuk është e thënë se janë të zhdukura mirëpo është një qetësi, është qetësi e mërzitshme”, u shpreh Zeqiri për Lajmi.net

-Advertisement-

Komunat e veriut të Kosovës aktualisht udhëhiqen nga kryetar shqiptarë pasi serbët dolën në numër shumë të vogël në zgjedhje.

Kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që ata të dorëhiqen dhe tu hapet rrugë zgjedhjve të reja lokale, mirëpo Qeveria e Kosovës, ka përgaditur një Udhëzim Administrativ përmes të cilit mundësohet që përmes peticionit ata të shkarkohen ngaqytetarët e këtyre komunave.

I pyetur nëse do të kandidoj edhe për një mandat për të parin e Zubin Potokut, kryetari Izmir Zeqiri, u shpreh se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e tyre dhe mbetet të shihet muajve në vijim.

“Në bazë të asaj cfarë po e shohim puna e zgjedhjeve njëherë për njëherë nuk ka ndonjë parakusht që ato të mbahen mirëpo do të shohim në muajt në vijim”, ka thënë Zeqiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera