Lajme

Situata në veri, shpërthime e mos lejimi i zyrtarëve në zyrat e Këshillit Komunal, flasin nga KQZ

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 06 December 2022

Zyrtarët e KQZ-së kanë shkuar sot në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, por që janë penguar nga serbët.

Në veri është raportuar për shpërthime dhe alarme, derisa policia ende nuk është deklaruar.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se po presin raporte nga zyrtarët komunal të zgjedhjeve që janë penduar, ku do të sqarohet situata e krijuar.Ai ka njoftuar se lidhur me këtë ngjarje KQZ do të mbajë mbledhje në ora 18:00.

-Advertisement-

“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, ka thënë Elezi për Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera