Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve

Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 17 June 2023
Qeveria e Kosovës duhet të pranojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për deeskalimin e situatës në veri, thonë analistët politikë për KosovaPress. Sipas tyre vazhdimi i tensioneve në veri dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.
Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress se kryetarët e katër komunave në veri duhet të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte alternative dhe pastaj të caktohet data për zgjedhjet e reja në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kërkesa këto edhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai thotë se propozimi pesë pikësh i kryeministrit Kurti dhe fokusimi vetëm në sundim të ligjit nuk mund të prodhojë zgjidhje.
“Sundimi i ligjit nuk është proces që fillon me një datë të caktuar dhe përfundon me një datë të caktuar. Sundimi i ligjit duhet të ndodhë në mënyrë të vazhdueshme, ai nuk mund të lidhet me çështjen e situatës në veri. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë kushtet e partnerëve ndërkombëtarë edhe sa i përket tërheqjes së kryetarëve në objekte alternative, tërheqjes së njësive speciale atje dhe caktimit të një date të re të zgjedhjeve në ato komuna. Por paralelisht me këtë mendoj se Qeveria dhe kryeministri Kurti duhet të kërkojnë përkrahje ndërkombëtare për mbështetje ndaj Policisë së Kosovës për secilin aksion që e ndërmerr në veri, që ndërlidhet me luftimin e kriminalitetit apo tendencën e sundimin e ligjit të atë anë”, thotë Demhasaj.
Mungesë të vizionit për të ecur drejt depërshkallëzimit të situatës në veri, po sheh edhe analisti tjetër politik, Albinot Maloku.
Megjithatë, ai thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti shpeshherë ka pranuar kërkesat ndërkombëtare në momentin e fundit kur nuk është pritur që ai të ndryshojë.
“Unë nuk po shoh shumë ecje përpara, presionet në momente të caktuara të faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës po më duken paksa të tepruara. Të zhdrejta në krahasim me akterët që kanë punuar më përpara qoftë në Kosovë apo Serbi. Sidoqoftë, unë konsideroj që nga tradita politike e kryeministrit të vendit, ai ka ndryshuar në momente kur nuk është pritur të ndryshojë, prandaj mendoj se ai edhe tash do të ndryshojë (qëndrim)”, deklaron Maloku.
Në anën tjetër, analisti Demhasaj, vë në pah acarimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të vendosë në peshore nëse janë më të rëndësishme mbajtja e kryetarëve të katër komunave veriore në objektet komunale apo marrëdhënia e Kosovës me aleatët, sidomos Shtetet e Bashkuara.
“Ekziston një lloj mos koordinimi mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qeveria duhet të vendos në peshore, a më e rëndësishme për Kosovën është të mbahen këta kryetarë të komunave me nga një grusht votash në objektet komunale në veri, apo më e rëndësishme është marrëdhënia e Kosovës me aleatët tanë, sidomos me SHBA-në. Kur i peshon këto dyja, më e rëndësishme për Kosovën është t’i ketë marrëdhëniet e mira me partnerët ndërkombëtarë, veçmas SHBA-në, pasi pa ato Kosova s’mundet të zhvillohet as në aspektin demokratik dhe ekonomik, po ashtu nuk mundet të anëtarësohet në strukturat e ndryshme euroatlantike. Prandaj shumë më mirë është t’i kemi marrëdhëniet e mira me partnerët”, thekson Demhasaj.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Të tjera
-
Musliu: Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në d...
-
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimes...
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...