Situata në veri, Hoti: Veprimet e Qeverisë të drejta por nuk e kanë përkrahjen e miqve, kjo politikë e saj nuk i shërben interesave të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 06 November 2022
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova në çdo veprim në 30 vitet e fundit për ta mbrojtur shtetin ka pasur të drejtë, por që përpjekjet kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova ka të drejtë për targat por që për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve nuk e ka mbështetjen e miqve.
Hoti ka shtuar se nëse veprimet e Qeverisë që janë të drejta por për momentin nuk e kanë përkrahjen e miqve dhe çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në veri, atëherë jo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës
Postimi i tij i plotë:
Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin. Por përpjekjet tona kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë.
Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve.
Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.
Të tjera
-
Kupchman: Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës, do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA
Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politi...
-
Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinë...
-
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anton Berishës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekj...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel: Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...