Lajme

Situata në veri, flet një qytetar që ishte në vendin e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 13 October 2021

Njësia Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kundër kontrabandimit të mallrave.

Qytetarët serbë e kanë kundërshtuar prezencën e policisë, madje situata ka filluar që të tensionohet, shkruan Gazeta Infokus.

Një lexues i Infokusit ka rastisur në vendin e ngjarjes si dhe ka rrëfyer përjetimin e tij.

-Advertisement-

Ai për infokusin tregoi se ishte duke shkuar në punë si dhe për një moment ka eskaluar situata.

“Valla ishin duke shkuar ër punë por për pak qaste pamë qe eskaloj situata dhe filluan breshëri gur kocka gjithë sende pastaj për disa qaste ndaluam por me pastaj vazhduam në një rrugë alternative dhe u larguam nga vendi ngjarjes”, tha Zymer Hajra për Gazetën Infokus.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kishte shumë trupa serbë të cilët ishin të armatosur.

“Kishte shumë huligan serb të cilët ishin edhe të armatosur dilnin nga blloqe të banesave”, shtoi ai për Infokus-in.

Ndryshe policia përveç në veri ka ndërmarrë aksion edhe në Pejë, Prishtine si dhe në Mitrovicë të Jugut./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera