Situata në veri, ekspertët e sigurisë tregojnë a mund të mbahen zgjedhjet me 18 dhjetor – këta janë skenarët e mundshëm
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 06 December 2022
Disa shpërthime kanë ndodhur sot në veri të Mitrovicës, ndërsa që zyrtarët e KQZ-së nuk janë lejuar të futen në zyrat e Këshillit Komunal.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.
Policia ka thënë se në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.
Ndërsa, KQZ njoftoi se në tre komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok zyrtarët komunal të KQZ-së kishin dalë në punë për t’i nisur përgatitjet për zgjedhjet e 18 dhjetorit dhe se vendosja e zyrtarëve në këto zyra ishte bërë me polici por u pamundësua puna për shkak të situatës së krijuar.
KQZ po ashtu njoftoi se tek zyra në Mitrovicën e Veriut janë dëgjuar të shtëna të njëpasnjëshme me armë zjarri dhe shpërthime dhe se zyrtarët komunalë zgjedhor janë tërhequr nga zyra në Zubin Potok nën sigurinë e Njësisë Speciale.
Lidhur me këto shpërthime dhe sigurinë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri me 18 dhjetor, për Bilc kanë folur ekspertët e sigurisë.
Driza Shala thotë se shpërthimet tregojnë se jemi në një proces që cenohet siguria për herë të dytë brenda një muaji.
“Këto shpërthime po tregojnë që kemi hyrë në një proces që po cenon sigurinë për të dytën herë brenda një muaji, duke krijuar situata në të cilat mund të prodhohet zbatim i plotë i interesave serbe në veri të vendit”, tha ai.
Ai thotë se mbajtja e zgjedhjeve në veri ka në vete disa pyetje.
“Mbajtja e zgjedhjeve lokale me 18 dhjetor në vetvete ngërthen disa pyetje që interferojnë në procesin operativ që nga parapërgatitja/gjatë procesit dhe kryesorja nëse do të mbahen pas procesit të sigurimit të materialeve sensitive”, thekson Shala.
Sipas tij, mund të kemi disa skenarë lidhur me zgjedhjet në veri.
“Sepse nëse analizojmë, para vetes kemi këta skenarë të mundshëm:
Nuk do të hapen shkollat (qendrat e vendvotimeve) për të mbajtur zgjedhjet (do të detyrohet KQZ të gjejë alternativë për të mbajtur siç është kuvende e këtyre komunave).
Qendrat e vendvotimeve do të hapen me pengesa teknike dhe monitorimi nga strukturat paralele do të jetë evident duke llogaritur pjesëmarrjen në votim nga komuniteti serb ndaj të cilëve do të pasojnë masa shantazhuese/kërcënuese.
Qendrat e vendvotimeve do të hapen pa asnjë pengesë por që në momentin që ka rritje të pjesëmarrjes nga komuniteti serb jashtë koordinimit më strukturat paralele, atëherë do të tentohet që të djegien kutitë brenda vendvotimeve dhe kjo do të behet e sinkronizuar duke ja vështirësuar veprimin e institucioneve të sigurisë. Qendrat e vendvotimeve do të hapen dhe do të marrin pjese në mënyre të organizuar qytetarët serbë dhe do t’i bëjnë të pavlefshme fletëvotimet duke shkruar mbi to:
Lista Serbe/Kosova dhe Metohia
Republika e Serbisë/President Aleksandër Vuçiq
Asociacioni i Komunave Serbe”, vlerëson eksperti i sigurisë.
Madje, ai thotë se edhe “vërehet një presion edhe të përfaqësuesit që kanë shprehu në fillim interesim për kandidim por që pas një “shantazhi apo kërcënimi” janë tërhequr me motive personale”.
Ndërsa, studiuesi i sigurisë, Armend Halimi, thotë se çdo sulm në veri është drejtpërdrejt nga Serbia.
“Sikurse kemi paralajmëruar prej kohësh, çdo akt e sulm destabilizues në veri të vendit, është sulm i drejtpërdrejt i Serbisë, ngase me pak përjashtime, si atëherë, si tani nuk kemi pasur të bëjmë me qytetarë serbë, por grupe mirë të organizuara, sponsorizuara por edhe të eksportuara nga Serbia, gjë që e bën të konsiderohet agresion direkt i shtetit të Serbisë”, thotë ai.
Sipas Halimit, këto grupe kriminale serbe bëjnë sulme të tilla që t’ia lënë fajin Kosovës dhe për t’i frikësuar serbët e Kosovës
“Po ashtu, paralajmërojmë për mundësitë e sulmeve nga këto grupe mbi vendbanimet serbe, duke mos kursyer as jetën e tyre, vetëm e vetëm që të krijohet atmosferë destabilizuese për t’ia mveshur Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe për të frikësuar qytetarët serbë lojal ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai për Blic.
Halimi thekson se është momenti i fundit që të ketë reagim të ashpër ndaj Vuçiqit nga akterët vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa Kosova nuk duhet të tërhiqet për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Andaj, është momenti i fundit, kur gjithë akterët vendorë e ndërkombëtarë duhet adresuar kritikat e ashpra ndaj një mbetje të pushtetit kriminal të viteve të 90-ta, siç është Vuçiç, edhe ashtu është çudi se si është lejuar të ketë pushtet një njeri i tillë. Sa për organizimin e zgjedhjeve, Kosova nuk duhet tërhiqet, dhe autoritetin e saj ta ushtrojë me të gjitha mjetet e nevojshme ndaj çdo akti sfidues”, potencon ai.
Sipas tij, “të bëmat e Vuçiçit janë përgjegjësi edhe e mikut të tij Rama për mbështetje/mbrojtje, si dhe bashkësisë ndërkombëtare për tolerim”.
Të tjera
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...
-
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën
Të dielën janë shënuar dy aksidente trafiku në kryeqytet. “Rr. Xheladin Re...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje ari në një banesë
Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari ...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është ...
-
Fluks i shtuar i pacientëve për shkak të gripit, rekomandohet vaksinimi
Fluksi i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare është rritur për shkak t...
-
Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024
Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë ...
-
Cila është zgjidhja për të nisur gjykimi në mungesë ndaj Radoiçiqit
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në mungesë ndaj Milan R...
-
Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përp...
-
“Jo për shkak të disa negociatave të veçanta…”, deklaratat e O’Brien për serbët në veri dhe thirrja për dialog
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Bedri Hamza sot viziton kooperativën “Krusha”
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ...