Lajme

Situata në veri: Dy kryeministra evropianë me 4 korrik në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 30 June 2023

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fillim të muajit të ardhshëm.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të qeverisë holandeze, ku thuhet se Rutte do të shoqërohet nga homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Temë diskutimi do të jetë situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe liria e medias.

-Advertisement-

“Kryeministri Rutte do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën të hënën më 3 korrik dhe të martën më 4 korrik së bashku me kryeministrin e Luksemburgut, (Xavier) Bettel. Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet e ngritura mes Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë për de-përshkallëzim dhe përkushtim ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizim të raporteve”, thuhet në njoftim.

Sipas agjendës, Rutte dhe Bettel më 4 korrik do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të takojnë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti nga krerët e shtetit, me të cilët do të diskutojnë, “mes tjerash, zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Ukrainë”.

“Vizita do të përfundojë me një bisedë me përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë në fushën e lirisë të mediave dhe LGBTIQ+”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera