Lajme

Situata në Rusi, vjen reagimi i parë nga BE-ja

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 24 June 2023

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel ka thënë se janë në kontakt me liderët evropianë dhe të G7, për krizën në Rusi.

Në një postim në Twitter, Charles Michel tha se ata po “monitorojnë nga afër” situatën këtë mëngjes.

“Duke monitoruar nga afër situatën në Rusi. Në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7. Kjo është padyshim një çështje e brendshme ruse. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe [Presidentin Zelensky] është e palëkundur.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera