Situata në arsim e papranueshme dhe e paarsyeshme, Këshilli i Prindërve nis veprimet
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 11 September 2022
Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se situata në arsim është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ky Këshill thotë se në situatën aktuale ku fëmijët nuk shkojnë në shkollë, të gjithë prindërit duhet t’i marrin disa hapa.
“Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).
Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.
Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.
Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.
Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës”, thuhet në njoftimin e tij.
Postimi i plotë:
Të nderuar prindër e të nderuar kujdestarë,
Këshilli i Prindërve i Kosovës i ka ende kapacitet shumë të kufizuara të veprimit, andaj energjitë tona maksimale i kemi vendosur në drejtim të deklarimit publik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve tanë për kujdesje, edukim e arsimim publik të plotë, të pakufizuar e të dinjitetshëm. Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.
Në situatën aktuale, kur fëmijët tanë vazhdojnë ta kenë të pamundësuar vijimin e procesit mësimor, ne këshillojmë që secili këshill i prindërve nëpër shkollat e Kosovës, apo edhe prindër të paorganizuar, të fillojnë t’i marrin hapat në vijim:
Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).
Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.
Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.
Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.
Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës.
I lusim edhe të gjithë vullnetarët që kanë kapacitete për të ndihmuar mësimin në distancë të kontaktojnë me Këshillin e Prindërve të Kosovës ose këshillat e prindërve nëpër komuna ose shkolla.
Dashurinë dhe mundin tonë të pakushtëzuar ta bashkojmë për fëmijët tanë!
Të tjera
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...