Lajme

“Situata është shumë serioze’, Çitaku pyet Kurtin: Kryeministër a ke plan?

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 21 November 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se situata është shumë serioze dhe se Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat e jo t’i cenojë ato.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka pyetur Kurtin se a ka plan, se si do të veprohet nesër dhe a është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë.

Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato.

Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë.

Situata është shumë serioze.

Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera