Lajme

Situata e sigurisë, admirali amerikan i NATO’s zbarkon në Kosovë, KFOR jep detaje për takimin me komandantin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 27 August 2024

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas është takuar sot me komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të Napolit, admiralin Stuart B. Munsch.

Me të, Ulutas foli për mbështetjen e sigurisë në Kosovë dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, Komandanti i misionit të #KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutas, u takua me komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të Napolit, admiralin Stuart B. Munsch, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutas ilustroi aktivitetet e FOR në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e saj në dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera