Lajme

Situata e COVID-19, Policia e Kosovës me porosi për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 14 July 2020

Numri i të prekurve me COVID-19 anembanë Kosovës ka arritur në 5 mijë e 118.

Si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 108 persona, teksa ‘lufta’ ndaj këtij virusi po vazhdon çdo ditë.

Që nga dje Qeveria e Kosovës ndërmori edhe masa të reja të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavirusit.

-Advertisement-

Në kuadër të luftimit të kësaj pandemie mjaftë aktiv janë edhe Policia e Kosovës të cilët vazhdimisht po këshillojnë qytetarët për bartjen e maskave,transmeton Indeksonline.

Çdo ditë bashkë me inspektorët pjesëtarët e policisë janë në teren për t’u përkujdesur që qytetarët të respektojnë rregullin numër 1, vendosjen e maskave.

Përmes një publikimi në Facebook nga Policia e Kosovës qytetarët janë këshilluar të vendosin maskën, të mbajnë distancën dhe higjienën personale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera