Sistemi shëndetësor në Siri, në prag të kolapsit pas tërmetit vdekjeprurës

Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 13 February 2023
Në pamundësi për të shpëtuar familjen e tij, të cilët humbën jetën nën rrënojat e shtëpisë së tyre në veriperëndim të Sirisë, infermieri Abdel Basset Khalil nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të kujdesej pa u lodhur për qindra të plagosurit që u dyndën drejt spitalit ku ai punon.
Tërmeti që goditi të hënën e kaluar në Turqi dhe Siri po “teston” spitalet në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, megjithëse vlen të theksohet se këto spitale tashmë përballeshin me mungesë të madhe të personelit, ilaçeve dhe materialeve edhe para tërmetit.
“Unë po ndihmoja njerëzit në spital ndërsa gruaja ime dhe dy vajzat ishin nën rrënoja, nuk mund të bëja asgjë për ta,” tha Khalil, 50 vjeç, një infermier anesteziste që punon në Spitalin Harim afër kufirit me Turqinë.
Në momentin e tërmetit ai doli nga spitali dhe kuptoi i tmerruar se i ishte shembur shtëpia. Në pamundësi për t’i ofruar asnjë ndihmë familjes, ai u kthye në spital ku të plagosurit filluan të mbërrinin. Aty u dërguan edhe të vdekurit, mes tyre ishte drejtori administrativ i spitalit dhe shefi i infermierisë.
“Dita e parë ishte shumë e vështirë, sikur për pak orë kaluan 50 vjet”, tha Khalili. Pas dy ditësh, ai përfitoi nga disa pushime të rralla në spital dhe vrapoi rreth shtëpisë së tij të dëmtuar dhe shikoi punën e ekipeve të shpëtimit.
Gruaja dhe vajzat e tij u gjetën të vdekur 48 orë pas tërmetit.
Sot, Halili thotë se ngushëllohet me mendimin se në një moment do të “bëjë sexhde mbi varret e tyre”. Në të njëjtën kohë, qindra familje të tjera janë ende të bllokuara në ndërtesat e shembura.
Në orët e para pas tërmetit, ky spital i vogël në Harim ku punon Khalili ishte i mbytur me viktima. Ai u krijua fillimisht për të trajtuar viktimat nga bombardimet ajrore dhe kapaciteti i tij nuk i kalon 30 shtretërit, siç shpjegoi kirurgu Mohammad al-Badr.
“Situata ishte aq e vështirë saqë pacientët flinin në dysheme, në hyrje dhe në korridore”, shtoi ai.
Spitali trajtoi rreth 2,500 të plagosur dhe prej tyre, 390 vdiqën, tha kirurgu ortopedik Hassan al-Hamdo.
Ashtu si institucionet e tjera të infermierisë në rajon, ky po përballet me mungesa serioze të pajisjeve mjekësore.
Në një raport të fundit, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) paralajmëroi se sistemi shëndetësor është në rrezik kolapsi në Sirinë veriperëndimore, një zonë që nuk kontrollohet nga regjimi sirian i Bashar al-Assad. Spitalet nuk kanë serume, garza, qetësues dhimbjesh, madje as morg për të mbajtur të vdekurit. Ajo që nevojitet tani, sipas IRC-së, janë fonde shtesë, furnizime dhe ndihma humanitare e papenguar. Përndryshe, rezultatet do të jenë katastrofike.
Në spitalin e qytetit të Salkinit, pranë kufirit me Turqinë, kirurgu ortoped Hasan Julak sqaroi se sot po trajtohen 800-1000 të plagosur, shumica e tyre me fraktura. “Pesëmbëdhjetë minuta pas tërmetit, të lënduarit filluan të vërshojnë dhe tejkaluan kapacitetin e spitalit”, tha ai.
Lufta civile e Sirisë, që së shpejti do të hyjë në vitin e saj të 12-të , ka goditur infrastrukturën shëndetësore, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët. Sipas OBSH-së, rreth 50% e spitaleve janë mbyllur në të gjithë vendin. Ata që operojnë përballen me mungesa në personel dhe pajisje mjekësore.
Në zonat e kontrolluara nga qeveria, spitalet po përballeshin me mungesa edhe para tërmetit, pasi vendi ishte nën sanksione ndërkombëtare pas fillimit të luftës në 2011.
Në qytetin Jable, pesë mjekë u vranë nga tërmeti, tha drejtori i spitalit shtetëror, Mohammad al-Khali. Stafi po punon gjatë gjithë kohës edhe pse shumë prej punëtorëve kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë në rrezik për t’i humbur ato. /abcnews.al

Të tjera
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...