Uncategorized

Sistemi i hapur ekonomik në nivel më të lartë nxit rimëkëmbjen e ekonomisë botërore

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 29 November 2022

Ekonomia kineze i ka dhënë gjithmonë energji pozitive zhvillimit global, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian në një konferencë të rregullt shtypi.

Zhao Lijian tha se, në dhjetë vjetët e fundit, norma mesatare e rritjes së ekonomisë kineze ka qenë 6.6%, dhe norma mesatare e kontributit të saj në rritjen ekonomike botërore i ka kaluar 30%. Vitin e kaluar, PBB-ja e Kinës zinte 18.5% të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë botërore dhe tregtia e saj e jashtme arriti në 6.9 trilionë dollarë, duke e renditur atë në mënyrë të vendosur si ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe vendin më të madh tregtar. Përballë situatave komplekse dhe serioze brenda e jashtë vendit, ekonomia e Kinës është e qëndrueshme, dhe bazat e përmirësimit afatgjatë nuk kanë ndryshuar, u shpreh Zhao. Ekonomia kineze i ka dhënë gjithmonë një energji pozitive lulëzimit dhe zhvillimit global.

“Ne promovojmë ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të ‘Një brez, një rrugë’, kemi paraqitur nisma të zhvillimit global dhe kemi promovuar zbatimin e këtyre nismave, kemi forcuar lidhjet ekonomike midis vendeve, kemi ndarë rastet e zhvillimit të Kinës dhe kemi vazhduar të ndihmojmë në zbatimin e Agjendës për Zhvillim të Vazhdueshëm të OKB-së të vitit 2030. Hapja është e vetmja rrugë për zhvillim dhe përparim. Kina do të vazhdojë të zbatojë hapje më të gjerë e më të thellë, t’i përmbahet rrugës së modernizimit të stilit kinez, të ndërtojë një sistem të hapur ekonomik të nivelit më të lartë dhe të vazhdojë t’i japë shtysë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore,” u shpreh zëdhënësi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera