Sirianët shesin pasaportat gjermane për t’u kthyer në atdheun e tyre
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 01 June 2017
Gjithnjë e më tepër sirianë që u strehuan në Gjermani duan të kthehen në vendlindje. Disa syresh shesin dokumentet gjermane të identifikimit që të financojnë kthimin.
Aktualisht në Siri është në fuqi një armëpushim, por ai është i brishtë dhe madje vdekjeprurës, sepse nuk mungojnë sulmet e ndryshme gjatë të cilave ka të vrarë e të plagosur. Por pavarësisht rreziqeve shumë refugjatë që kanë gjetur strehim në Gjermani rikthehen te familjet e tyre në Siri.
Në një faqe arabisht në Facebook ofrohen hapur për shitje leje qëndrimi gjermane për refugjatët sirianë. Deri në tetë pasaporta të reja ofrohen në ditë: çmimi 1.600 euro për copë. Ne duam të dimë më tepër se si është puna dhe bëjmë sikur jemi të interesuar për të blerë një pasaportë.
Përmes faqes së FB lëmë takim me shitësin e një pasaporte në Dyseldorf. “Këtu ndjehem mirë dhe kam një apartament të mirë. Po unë jam i martuar dhe familja ime është në Idlib, në Siri. Përveç kësaj, dy nga vëllezërit e mi u vranë disa muaj më parë. Unë duhet të kthehem. Ja ku është pasaporta ime.” – thotë siriani.
Dhe vërtetë. Kjo është pasaporta blu, që lëshojnë autoritetet gjermane si dokument zëvendësues për të refugjatët që nuk i kanë pasur me vete dokumentet e tyre. “Shumë nga miqtë e mi janë kthyer tashmë, disa janë vetëm duke pritur për dokumentet e tyre gjermane që pastaj t’i shesin dhe të kthehen. Por më e çuditshmja është se ardhja ilegalisht për në Gjermani ishte e shtrenjtë dhe e rrezikshme, dhe tani që dua të kthehem duhet të gjej sërish një trafikant.” – thotë refugjati sirian që ka vendosur të rikthehet në vendlindje.
Përmes ç’rruge kthehen refugjatët?
Ne duam të marrim vesh se përmes ç’rruge kthehen refugjatët. Nga forumi në Facebook e dimë se Greqia, është vendi nga organizohet rikthimi. Nga Mynihu fluturojmë për Selanik. Në aeroport hyjmë në bisedë me dy sirianë që do të fluturojnë me të njëjtin avion. Bilali dhe Jusufi, dy vëllezër nga Aleppo, do të rikthehen në vendlindje.
“Në fund na u bë shumë e vështirë jeta në Gjermani, të gjitha ligjet ishin kundër nesh. Ne ishim prej 16 muajsh në Gjermani, por dokumentet na i dhanë vetëm para tre muajsh.” – thotë Jusufi.
“Gruan dhe dy fëmijët i kam ende në Aleppo. Kur u bë e qartë se për t’i sjellë ata në Gjermani është pothuajse e pamundur, vendosa të largohem nga Gjermania.” – shton Bilali.
Ata nuk na thonë nëse i kanë shitur tashmë dokumentet e tyre gjermane, ose nëse duan t’i shesin në Greqi, shkruan DW.
Trafikantë të organizuar
Disa orë më vonë arrijmë në Selanik dhe kontaktojmë sërish forumin në Facebook: “Hi, jemi këtu në Selanik me dy refugjatë të tjerë. Ne duam të dimë si mund të shkojmë në kufi.”
Trafikanti na lë një mesazh zanor: “Ky është numri i kushëririt tim, merreni në telefon, i thoni se ju dërgon Habushi, dhe se duhet të merrni autobusin për Didymoticho.”
Të nesërmen nisemi me autobus në drejtim të kufirit. Udhëtimi zgjat tetë orë. Rruga kalon përgjatë lumit Evros, që ndan Greqinë nga Turqia. Në shumë vende lumi zëvendëson gardhet kufitare. Të paktën 1.500 vetë thuhet se janë mbytur në përpjekje për të kaluar lumin.
Lumi Evros
Pasdite arrijmë në qytetin kufitar Didymoticho dhe kontaktojmë sërish trafikantin. “Arritëm, po çfarë duhet të bëjmë tani?”
Kontrabandisti na thotë që të marrim një dhomë tek hotel “Anises”, ai do të vijë të na marr aty natën dhe do të na kalojë në anën tjetër. Ne ndjekim udhëzimet e tij dhe marrim një dhomë.
E ku nuk bëhen marifete?
Në një takim me një nga kryetarët e komunave të rajoni, e pyesim se ç’di ai për biznesin me refugjatët. Ai s’do të flasë hapur me ne, por pranon të na jap intervistë fshehurazi.
“Unë nuk them se nuk ka rrjete si në anën tonë edhe në anën tjetër. Sigurisht, ata punojnë së bashku për të trafikuar refugjatët. Por në shumicën dërrmuese trafikantë nuk janë vendasit. Dhe pa më thoni se ku nuk bëhen marifete!
Edhe pse në të dy anët fushat shkojnë deri tek bregu i lumit, zona është zonë e ndaluar ushtarake. Zyrtarisht këtu nuk lejohen filmimet na thotë kryetari i komunës, por ai do të bëjë një përjashtim dhe na tregon një nga vendet ku refugjatët kalojnë Evrosin.
Kthehemi në hotel. Bisedojmë sërish në chat me trafikantin: “Vëlla, çmimi nga Didimotichou deri në Stamboll është 200 Euro. Do vij t’ju marr sonte në darkë.”
Disa orë më vonë na vjen një mesazh nga dy sirianët, që kishim takuar rastësisht në avion. Ata kishin arritur ta kalonin kufirin. Më pas vijon në Facebook një video e trafikantit.
“Tani po vazhdojmë drejt Stambollit. Këta djem vijnë nga Gjermania. Kjo është ana tjetër e migracionit. Po e vë online.
“Gjithçka në rregull djem? Jeni të kënaqur me trafikantin?”
“Po qe një rekomandim i mirë. Edhe ju jeni të mirë djema.”
Të tjera
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...