Lajme

Siria i kundërpërgjigjet Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 27 June 2017

Qeveria siriane i ka hedhur poshtë sot akuzat e Shtëpisë së Bardhë se ushtria siriane është duke e përgatitur një sulm të ri me armë kimike.

Ministri sirian për pajtim kombëtar Ali Haidar ndërkohë e ka hedhur poshtë deklaratën e Shtëpisë së Bardhë që dje në mbrëmje e paralajmëroi qeverinë e presidentit sirian, Bashar Assad, që të mos kryejë një sulm tjetër kimik.

Haidar ka thënë për Associated Press se akuzat e SHBA-së janë paralajmërim për një fushatë të re diplomatike kundër Sirinë në OKB.

-Advertisement-

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se Assad dhe ushtria e tij do të paguajnë një çmim të lartë nëse vendosin të kryejnë edhe një sulm tjetër kimik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera