Lajme

Siri, sulm ndaj një tregu në Idlib

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 02 January 2018

Forcat e regjimit të Bashar al Asadit në Siri, sulmuan tregun në qarkun Xhisr esh Shugur i cili ndodhet në zonën e deeskalimit në Idlib. Në sulmin me raketë janë plagosur të paktën 24 civilë

Forcat e regjimit të Bashar al Asadit në Siri, sulmuan tregun në qarkun Xhisr esh Shugur i cili ndodhet në zonën e deeskalimit në Idlib. Në sulmin me raketë janë plagosur të paktën 24 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari për media i Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) të qarkut Xhisr esh Shugur, Hadi Harrat, në një deklaratë për AA tha se regjimi i Asadit në orët e mesditës ka kryer sulm me raketë kundrejt tregut në këtë qark, si pasojë e së cilës janë plagosur të paktën 24 civilë.

-Advertisement-

Ai tha se sulmi raketor ka shkaktuar dëme të mëdha në dyqanet e tregut, ndërsa të plagosurit që janë në gjendje të rëndë janë transferuar në spitalet jashtë qarkut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera