Lajme

Sir Tony Blair, ish-kryeministri britanik nderohet nga Mbretëresha

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 01 January 2022

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është dekoruar me “Urdhrin e Garterit si Shoqërues i Kalorësit”, duke marrë dhe emërimin “Sir”.

“Urdhri i Garterit”, i themeluar në vitin 1348, është një njohje e një shërbimi të rëndësishëm publik. Këtë urdhër e jep Mbretëresha.

Sir Tony Blair tha se është një nder i jashtëzakonshëm të nderohet me këtë titull.

-Advertisement-

“Ka qenë privilegj i madh të isha kryeministër. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që shërbyen përkrah meje, në politikë, shërbimin publik dhe në të gjitha pjesët e shoqërisë sonë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj vendit tonë”, tha ai.

Sir Toni udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje në 1997 dhe fitoi dy zgjedhje të përgjithshme të mëpasshme. Ai shërbeu për 10 vjet përpara se të jepte dorëheqjen dhe t’ia kalonte pushtetin Gordon Brown-it.

Nën udhëheqjen e Sir Tony, Britania e Madhe luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës. Së bashku me Bill Cliton, figura e Blair mbetet më e respektuara dhe e vlerësuara në mesin e shqiptarëve. Blair është i dekoruar edhe me Medaljen e Artë të Lirisë, ndërsa për nder të tij shumë të rinj të lindur në vitet 1999-2000 mbajnë emrin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera