Sipërfaqe rekord të djegura nga zjarret në Kaliforni
Autori: Gazeta inFokus
07:02 | 09 Shtator 2020
Zjarret kanë shkatërruar afro 810 mijë hektarë në Kaliforni këtë vit, duke vendosur një rekord për këtë shtet, megjithëse ekipe të shumta zjarrfikësish vazhduan të luftonin me flakët në temperatura përvëluese të hënën që sforcuan rrjetin elektrik dhe rrezikuan të linin miliona vetë pa energji elektrike.
Lynne Tolmachoff, zëdhënëse e Departamentit për Pyjet dhe Mbrojtjen nga Zjarri të Kalifornisë, tha se është tronditëse që ky rekord vendoset në fillim të sezonit të zjarreve. “Është nervozuese sepse shtatori dhe tetori janë muajt më të rrezikshëm historikisht për zjarret”, tha ajo. Shifra më e lartë ishte mbi 790 mijë hektarë në vitin 2018.
Zjarrfikësit po bënin përpjekjet maksimale për të kontrolluar flakët, para se erëra të thata dhe të nxehta të parashikuara për ditët e ardhshme ta shtojnë rrezikun. Urdhra evakuimi u dhanë për komunitete të tjera në zona malore, ndërsa zjarri më masiv përshkonte Pyllin Kombëtar Sierra. Në zonën e Fresnos, zëvendës sherifët shkuan derë më derë për t’u siguruar që banorët po zbatonin urdhrat për t’u evakuuar. Zyrtarët shpresojnë që zjarri të mos afrohet në Parkun Kombëtar të Josemiteve.
Në Kaliforninë Jugore, ekipet po përpiqeshin të shuanin disa zjarre, përfshirë një që bllokoi rrugët malore në Pyllin Kombëtar, Angeles. Temperaturat gjatë ditës në zonat e zjarreve iu afruan ose kaluan 40 gradë. Temperatura në Los Angeles arriti 44 gradë Celsius të dielën dhe aty pranë në Luginën San Fernardo u shënua një temperaturë rekord prej 49.4 gradë.
Ndërsa qyteti i San Fransiskos shënoi një rekord të dielën me 37.7 gradë Celsius. Operatorët e rrjeteve elektrike po u bëjnë thirrje banorëve të ruajnë energjinë, ndërsa temperaturat jashtëzakonisht të larta, po shkaktojnë përdorimin më të lartë të energjisë për vitin. Temperatura më të ulëta priten të martën.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...

































