Lajme

Sipas sondazheve të para, Robert Golob, fitues i zgjedhjeve në Slloveni

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 24 April 2022

Sipas sondazheve të para, Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Robert Golob, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Slloveni.

Një sondazh i publikuar nga instituti Mediana, tregon se Golob, i cili para disa ditësh u përfshi në një aferë me ambasadorin kosovar Martin Berishaj, ka fituar zgjedhjet përball kryeministrit aktual, Janez Jansha.

Subjekti i drejtuar prej tij, Partia e Lirisë, ka fituar 35.8 për qind të votave në zgjedhjet e sotme, sipas sondazhit.

-Advertisement-

Ndërkaq, kundër-kandidati më i afërt i tij është Janez Jansha, kryeministri aktual i Sllovenisë.

Ai ka fituar 22.5 për qind të votave.

Socialdemokratët e udhëhequr nga Tanja Fajon, ish-raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka fituar 6.6 për qind të votave, raporton Paparaci.

Emri i Robert Golob është përmendur shumë në Kosovë në tri ditët e fundit pas publikimit të një hulumtimi gazetaresk që e implikon atë së bashku me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, në një skandal financiar.

Sipas hulumtimit të Planet TV, një televizioni slloven, Berishaj si pronar i një kompanie private në Mal të Zi, pranoi 600 mijë euro “cash” nga një kompani me bazë në Serbi para se t’ia transferonte ato Golobit.

Hulumtimi bazohet në dokumente. Hulumtimi i përshkruan veprimet e Golob dhe Berishajt si përfshirje në shpërlarje parash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera