Shëndetësi

Sipas shkencës, janë dy shprehi që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 27 November 2017

Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe pirja e duhanit për një kohë të gjatë janë karakteristika të njohura të një stili të pa shëndetshëm të jetesës. Por, ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të dukeni më të vjetër.

Në hulumtimet e reja të publikuara në ‘Journal of Epidemiology & Community Health’, një grup me hulumtues danezë ka shikuar informacionet shëndetësore të më shumë se 11.000 danezëve dhe janë analizuar shprehitë e tyre të ngrënies, pirjes së duhanit dhe konsumimit të alkoolit, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu i janë nënshtruar disa testeve mjekësore për t’i matur shenjat e sëmundjeve të zemrës dhe të plakjes.

-Advertisement-

Kështu ata zbuluan se konsumimi i tepërt i alkoolit – më shumë se 28 pije në javë për gratë – ishte i ndërlidhur me 33 për qind rrezik më të lartë me të pasurit unaza të hirta rreth korneas, krahasuar me gratë të cilat kishin konsumuar më pak se shtatë pije në javë.

Meshkujt kishin pasur rrezik të ngjashëm.

Edhe duhanpirësit kishin qenë më të rrezikuar në zhvillimin e unazave të syve që shkaktohen nga plakja, krahasuar me ata që nuk kanë konsumuar duhan.

I vetmi indikator i plakjes që nuk është ndërlidhur me pirjen e duhanit apo konsumimin e alkoolit ka qenë rënia e flokëve te meshkujt. Por kjo nuk është aspak befasi, sepse rritja e flokëve është kryesisht gjenetike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera