Lajme

Sipas Odalloviqit dialogu për Kosovën nuk është farsë?

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 31 October 2017

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Velko Odalloviq i ka thënë RTS-së se dialogu i brendshëm për Kosovën duhet të hapet sa më shumë dhe të përfshijë sa më shumë të jetë e mundur institucionet më referente dhe të organizatave të veçanta dhe të shoqërisë civile dhe të sektorit joqeveritar.

Pikëpamjet e tyre do t’i prezantojnë sot në tryezën e parë të rrumbullakët më shumë se 40 profesorë të fakulteteve të drejtësisë, se cilat janë qëndrimet e juristëve për, siç e cilëson Beogradi, zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Drejtësisë të Serbisë, Nella Kuburoviqit, dhe e drejtorit të Zyurës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.Odalloviq u ka bërë thirrje edhe medieve të përfshihen në dialog.

“Dialogu nuk është farsë por një kërkesë reale”, citojnë mediat e Beogradit të ketë thënë Odalloviq.Të rikujtojmë se Velko Odalloviq ka qenë zëvendësshef (1995-1997) e pastaj shef i të ashtuquajturit Rreth i Kosovës (deri në vitin 2001), siç e kishte emëruar Kosovën asokohe regjimi i Millosheviqit, pas suprimimit të autonomisë së saj në mënyrë arbitrare; në Qeverinë e ashtuquajtur kalimtare të Serbisë pas luftës deri më 2001, ka qenë ministër i Pushtetit Lokal e pastaj deputet në Parlamentin e ashtuquajtur Federativ (Serbi-Mali i Zi), ndërsa nga viti 2005 kryeson Grupin për personat e zhdukur. Po ashtu ka ushtruar edhe funksione të tjera me rëndësi në Serbi.Velko Odalloviq është i lindur në Vrellë të Lipjanit më 1956.

-Advertisement-

Shkollën e mesme e ka kryer në Fushë-Kosovë, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e atëhershëm të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera