Lajme

Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 30 January 2023

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë pas pak do të fillojë prezantimin e draft-statutit për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.

Sipas nenit 6, pika 1 e këtij draft-statuti, Asociacioni do të ketë këtë strukturë organizative:

Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë;
Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë;
zv. Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë;
Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë;
Bordi i Asociacionit/Bashkësisë;
Zyra e Kërkesave dhe Ankesave të Asociacionit/Bashkësisë.
Anëtarët e Asociacionit do të jenë autoritetet komunale të komunave pjesëmarrëse.

-Advertisement-

Tutje, në draftin e publikuar thuhet se Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës.Statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë.

Statuti do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit/Bashkësisë i përbërë nga anëtarët me votim të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e një rregulloreje të Qeverisë, sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

KËTU mund ta lexoni draftin e plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera