Sport

Sipas bastoreve kjo skuadër do të triumfoj në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 14 March 2019

Tashmë dihen skuadrat që kanë siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Katër ekipet angleze Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham , pastaj Barcelona, Juventus, Ajax e Porto janë skuadrat që kanë arritur deri në çerekfinale.

Sipas bastoreve Manchester City janë favoritë kryesor me një koeficient 3.55, ndërsa pasohet nga Barcelona 4.33, kurse i treti është Juventusi me 4.5.

-Advertisement-

Pas tyre vjen Liverpooli, i cili kuotohet me 6.5, gjersa United ka 14 koeficient, ndërsa Tottenhami kuotohet me 16.

Skuadra që më së paku ka gjasa, sipas bastores BËIN, është Porto që kuotohet me 67.

Kujtojmë së shorti për çerekfinale e Ligës së Kampionëve hedhet të premten nga ora 12:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera