Lajme

Sinonim i lumturisë për Gani Jakupin qenka “buka e kallamojt”

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 24 January 2024

Gani Jakupi u bë emër i njohur për publikun në Kosovë për shkak të një kontrate për konsulencë e lobim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Kjo kontratë i kushtoi buxhetit të Kosovës 90 mijë euro.

Në profilin e tij në rrjetin social “X”, Jakupi publikon herë pas here disa takime me personalitete krejt të panjohura, që me shumë gjasë mund të raportohen si “lobim”.

Megjithatë, kësaj radhe Jakupi nuk ka postuar ndonjë takim, por dy fotografi të shtëpisë dhe të një ushqimi tradicionale që në Kosovë njihet si “buka e kallamojt”.

-Advertisement-

“Buka e kallamojt” dhe “shpija” janë thjesht sinonime të lumturisë.” – shkroi ai.

Nuk dihet nëse Jakupi e ka bërë fotografinë ditëve të fundit apo është ndonjë fotografi e arkivit e publikuar dje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera