Lajme

SINKON – UNICON është bërë anëtarja e 127-të e IFATCA

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 05 June 2017

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës – SINKON ka bërë të ditur se në takimin vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror IFATCA, të mbajtur në Toronto, Kanada me datë 13-19 Maj 2017, ka arritur pas shumë përpjekjesh të anëtarësohet me të drejta të plota.

Zyrtarisht SINKON – UNICON është bërë anëtarja e 127-të e IFATCA-së e votuar me shumicë votash! Për herë të parë, përfaqësuesi i SINKON, i është drejtuar anëtarëve të IFATCA-së në cilësinë e anëtarit të barabartë me sindikatat simotra.  Në këtë konferencë SINKON Kosova ka qenë e përfaqësuar nga kontrollorët e trafikut ajror (Anetare te Kryesise se SINKON), Gëzim Krasniqi dhe Dritëro Zhitija.

Kjo ngjarje është mjaft e rëndësishme jo vetëm për SINKON, por edhe për gjithë Republikën e Kosovës, në vazhdën e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare (kjo pason anëtarësimin e SINKON në sindikatën Europiane të Kontrollorëve të Trafikut Ajror – ATCEUC, dy vjet me parë).

-Advertisement-

Ky është një moment historik për SINKON, ku do i jipet shansi te promovoj profesionalizmin e kontrolloreve te trafikut ajror Kosovar ne IFATCA karrshi kontrollorëve të trafikut ajror ndërkombëtar. Përveq kësaj, SINKON do shërbeje si një urë lidhëse edhe për anëtarësimin e institucioneve tona te fushës së aviacionit, ne institucionet ndërkombëtare si EUROCONTROL, ICAO etj.

SINKON falënderon te gjithë kontrollorët e trafikut Ajror Kosovar qe mundësuan këtë udhëtim si dhe menaxhmentin e ASHNA-s për përkrahjen qe i dhanë SINKON në realizimin e objektivave ndërkombëtare!

IFATCA është një organizatë ndërkombëtare që përfaqëson më shumë se pesëdhjetë mijë kontrollorë të trafikut ajror nga 127 vende të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera