Lajme

Sinjal i keq për Albin Kurtin nga KQZ-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 16 January 2021

Të dënuarit në 3 vitet e fundit s‘certifikohen nga KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha Komunat e Kosovës.

Mirëpo, nëntë prej anëtarëve të rinj të KKZ-së janë refuzuar për certifikim nga KQZ-ja.

Refuzimi i tyre erdhi si pasojë se ndaj tyre ishte konfirmuar se kishte vepra penale gjatë tre viteve të fundit, me aktgjykim të formës së prerë.

-Advertisement-

Burime të medias tregojnë se për të lartcekurit që kishin probleme me drejtësinë janë njoftuar edhe partitë politike.

Sipas KQZ-së, anëtarët e ndëshkuar s’i kanë plotësuar kriteret ligjore për tu emëruar anëtarë nëpër komisione komunale zgjedhore.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese argumentoi se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Personi më i përfolur padyshim se është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndonëse partia paralajmëroi se do të jetë në listën e për deputetë, një verifikim të tillë pritet ta bëjë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera