Lajme

Sinjal apo vetëm mendim personal? Deputeti i Vetëvendosjes me ‘parashikim’ për mbylljen totale dyjavore

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 30 March 2021

Nga Vetëvendosje kanë ardhur paralajmërimet e para se si rrjedhojë e situatës me COVID-19, në vendin tonë mund të ketë mbyllje totale.

Është deputeti i kësaj partie, Visar Korenica, ai i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbyllja totale është e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Paralel me mbylljen, ai thotë se duhet të vazhdojë edhe vaksinimi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Vaksina është e sigurt!Mbyllja totale për dy javë për të izoluar dhe parandaluar përhapjen e virusit duke e vënë nën kontroll dhe, në vazhdimësi vaksinimi i gjithë popullsisë janë hapa të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera