Sindikatat paralajmërojnë grevë nëse nuk ka rritje të pagave
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 11 December 2019
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga për sektorin publik, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së këtij Ligji me Kushtetutën, e për këtë kanë reaguar Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Policisë dhe e Arsimit, të cilat kanë “kërcënuar” me greva e protesta nëse nuk zbatohet ligji.
Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) sot mban takim për të diskutuar veprimet sindikale nëse pagat nuk merren me rritje sipas Ligjit të ri të Pagave.Kujtojmë se Rrahman Jashari, kryetar i kësaj Sindikate, ka bërë të ditur ditë më parë se mosmarrja e pagave në bazë të Ligjit të Ri do të krijojë pakënaqësi dhe telashe në vend.
“Ne i treguam Avokatit të Popullit që Ligji për Paga duhet të zbatohet. Nga këto sindikata është bërë goxha përpjekje për këtë ligj. Ne ia kujtuam atij edhe grevën që e kemi bërë pikërisht për këtë.
Ne i thamë që mosmarrja e pagave sipas Ligjit për Paga do të krijojë telashe dhe pakënaqësi të mëdha te këta tre sektorët më të rëndësishëm për Kosovën dhe apeluam tek ai që të ketë kujdes tek angazhimet e tij, në mënyrë që ligji të fillojë së zbatuari”, kishte deklaruar Jashari.Edhe Federata e Shëndetësisë e Kosovës (FSSHK), si dhe Sindikata e Policisë e Kosovës (SPK) kanë paralajmëruar greva dhe protesta në rast se pagat nuk do të dalin me rritje gjatë muajit dhjetor.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...