Sindikatat kundër 110 euro vlerë të koeficientit: Ndryshe na kishte premtuar Qeveria

Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 24 January 2023
Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, ka thënë se shumë sindikata kanë kërkuar që vlera e koeficientit të jetë 132 euro.
Imeri tha se, vlera e koeficientit që po kërkohet nga kjo sindiktatë i është premtuar edhe nga Qeveria
“Ne e kemi një ftesë publike. Disa sindikata kemi kërkuar nga Qeveria, që koeficienti të jetë 132 euro, bazuar në vlerën e pagës minimale, që është aprovuar në lexim të parë, që është 234 euro”, tha Imeri.
Imeri nuk ka dhënë detaje për hapat që do të merr FSSHK-ja nëse vlera e koeficientit do të jetë 132 euro, por shton se kjo vlerë është e papranueshme dhe do të ketë pakënaqësi të mëdha.
Imeri nuk e përjashton faktin që Këshilli Drejtues ta dërgojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
“Por, cilët do të jenë hapat nëse vlera e koeficientit nuk do të jetë 132- e kemi Këshillin Drejtues që merr vendime në lidhje me këto raste. Pavarësisht kësaj, nëse vlera e koeficientit do të jetë 110 nuk do të ketë pajtueshmëri. Megjithatë, Këshilli Drejtues vendos nëse do ta dërgojë në kushtetutese ose jo”, tha Imeri për Blic.
Lidhur me vlerën e koeficientit kanë reaguar edhe nga SBASHK-u, ku kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj tha se deri diku janë pajtuar me punëtorët e arsmit që koeficienti të jetë 120 por jo më pak.
“Të gjithë e kanë pritur me vite “Ligjin e Pagave” edhe grevat që janë bërë me vite në kohën Haradinaj dhe Kurti fajtor kanë patur Ligjin e Pagave. Kemi bërë të pamundurën që ta bindim Qeverinë të ecë më shpejt, kemi pritur që koeficienti të bëhet publik por kjo nuk po bëhet. Së fundmi Mimoza Kusari-Lila në emër të Vetvendosjes premtoi se në këtë javë do ta kemi koeficientin e Ligjit të Pagave dhe do të paraqitet edhe në Kuvend dhe vetë mungesa e një deklarate si nga Kurti ashtu edhe nga Murati jep hapsirë për koeficientë të tjerë. Sa i takon SBASHK ne e kemi dëgjuar më shumë nga zonja Nagavci gjatë grevës koeficientin 120 euro. Ne kemi bërë llogaritë me ekspertët tanë dhe disi jemi pajtuar në heshtje me 120 sepse e kemi parë se do të bënte një lëvizje pak më pozitive të pagave. Por çdo koeficient nën 120 do të jetë sa për të thënë dhe pagat do të kenë një lëvizje shumë modeste dhe kjo do të krijojë një zhgënjim të madh”
“Cdo koeficient nën 120 do të krijojë pakënaqësi të madhe por nga ajo që kam parë mga kolegët e mi nëpër komuna nuk ka ndonjë kërkesë për grevë nga vetë fakti se ata janë të vetdijshëm se greva per nje muaj e ka goditur shumë sistemin arsimor. Por, më e keqe se greva që do të ndodhte do të ishte zhgënjimi i punëtorëve arsimor në të gjitha nivelet. Ky zhgënjim pastaj do të ndikonte në angazhimin e tyre sepse ata nuk do të jenë të stimuluar” tha Jasharaj për Blic.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...