Sindikatat “fytafyt” me kryeministrin Kurti
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 14 December 2021
Pas deklaratës se kryeministrit Albin Kurti, në seancën e djeshme të Kuvendit, ku i kritikojë Sindikatat se në vend se të kërkojnë kushte më të mira të punës po kërkojnë rritje të pagave, kanë reaguar përfaqësuesit sindikalë, shkruan Gazeta Infokus.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari, ka thënë se kjo deklaratë nuk qëndron fare sepse në çdo takim e ka ngrehur çështjen e kushteve të shkollave.
“Sa i takon asaj se SBASHK-u po kërkon vetëm rritje të pagave dhe se nuk është kujdesur asnjëherë për kushtet në punë nuk qëndron fare, sepse unë edhe në mediat e nderuara, në debate televizive dhe në takimet me institucionet gjithmonë e kam ngritë çështjen e kolegëve të mijë, duke i përfaqësuar ata për të kushteve të shkollave sepse ne ende po merremi me shkumës dhe shpuza, dhe e kemi ngritur zërin duke kërkuar që shkollat të jenë të pajisura me ujë të pijshëm, me mjete dezinfektimit, me mjete higjienike e të tjera”, tha Jashari.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, tha se si sindikatë nuk mendojnë se i takojnë kësaj gjuhe të kryeministrit Kurti.
“Ne si sindikatë e Infermiereve nuk mendojmë se i takojmë kësaj gjuhe të kryeministrit Kurti, mirëpo e kaluara vërtetë na ka dëshmuar që gjërat janë keq për fajin e pikërisht të këtyre sindikatave, sepse kanë bërë marrëveshje për çështje që tashme janë bërë publike. Ndërsa, sa i përket anës së sindikatës sonë, përveç që kemi kërkuar që të rregullohet aspekti social dhe ekonomik sipas ligjit, kemi kërkuar po ashtu që të rregullohen kushtet, siguria në punë, vendi i punës e të tjera” ka thënë Havolli për Infokus.
Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, kryetari i saj Blerim Syla, tha se prej 13 pikave që kanë kërkuar si federatë, vetëm dy janë për paga, ndërsa të tjerat janë ato që i ka premtuar vet Kurti.
“Ne, së pari jemi duke u përgatitë për greva dhe së dyti do t’i bëjë publike marrëveshjet që po thirret Kurti. Aty keni me e pa se prej 13 pikave që kemi kërkuar si federatë, janë vetëm dy për paga, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me atë që ka premtuar Kurti. Ndërsa për grevën nuk dihet ende ku do të mbahet. Këshilli drejtues do të vendos këto ditë. Me këto provokime që po bënë Kurti sinqerisht është ka shkakton trazira shumë të mëdha”, ka thënë Syla./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...