Lajme

Sindikata thotë se po ndëshkohen gazetarët e RTK’së në kohë pandemie, paralajmëron grevë e protesta

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 03 April 2020

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovëska reaguar ashpër kundër masave ndëshkuese, që, sipas kësaj sindikate, po ndërmerren këto ditë ndaj gazetarëve të RTK-së.

SPRTK thotë se në vend se në këtë kohë, “më të pazakonshmen që nga lufta e dytë botërore për njerëzimin”, të mobilizohemi për t’i përkrahur kolegët tanë të cilët po e japin maksimumin në informimin e qytetarëve, drejtuesit e RTK-së, përkundrazi bëjnë veprime dekurajuese, të dëmshme për të punësuarit dhe për RTK-në në përgjithësi.

“Fajtorë pse RTK-në e kemi në këtë situatë, nuk janë të punësuarit e RTK-së por politikat e gabuara menaxheriale e editoriale të cilat janë përgjegjësi e organeve drejtuese të RTK-së. Si ka mundësi që shefi editorial, i cili është iniciues i këtyre masave, të na flasë për etikë e profesionalizëm, kur vet ai personalisht, duke e keqpërdorur hapësirën programore, del publikisht fyen përfaqësuesit institucionalë”, thotë kjo Sindikatë në një reagim të postuar në Facebook.

-Advertisement-

Kryesia e SPRTK-së kërkon që menjëherë të ndalet kjo fushatë ndaj të punësuarve të RTK-së, dhe fokusimi në planin afatshkurtër të jetë në zvogëlimin deri në minimum të pasojave nga pandemia, ndërsa në planin afatgjatë, rikthimi i besueshmërisë te publiku.

“Në të kundërtën ne do të detyrohemi që megjithë situatën e rrezikshme për jetën dhe shëndetin tonë, ta shqyrtojmë seriozisht opsionin e grevës dhe të protestës”, ka përfunduar reagimi i SPRTK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera