Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave – pro votojnë edhe Spanja, Greqia dhe Qipro

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 18 May 2023

Sindikata e Policisë së Kosovës është anëtarja më e re e Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).

Pranimi I sindikatës së policisë është bërë gjatë kongresit të mbajtur në Romë të Italisë, transmeton KlanKosova.tv.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP”, thuhet në njoftimin e sindikatës kosovare të policisë.

-Advertisement-

“Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore”.

Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Imer Zeqiri ka qëndruar në Romë në punimet e kongresit punimet e së cilit janë mbajtur më 16 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera