Lajme

Sindikata e Policisë: IPK arrestoi policë pa siguruar prova

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 09 August 2022

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policorë që janë bërë nga IPK.

Përmes një komunikatë, kjo sindikatë ka thënë se zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i konsideron  të papranueshme për faktin se,  zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova për veprat e pretenduara nga IPK-ja, këtë që po e themi e vërteton edhe Vendimi me nr.PPS nr. 13/2022, me numër të lëndës 2022:0018374, i lëshuar me datë 02.08.2022  nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre zyrtarëve  policorë të përfshirë në këto arrestime”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

IPK u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë “e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme”.

Komunikata e plotë:

Vendimi nga Prokuroria Speciale e RKS-së vërteton se pretendimet e IPK-së janë të pabazuara,  ku zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova

Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka shpreh shqetësimin dhe ka reaguar për  arrestimet  e zyrtarëve policorë që janë bërë nga Inspektorati Policorë i Kosovës. Vërejtjet dhe kërkesat e Sindikatës së Policisë kanë qenë që IPK-ja të mos bëjë veprime spektakulare dhe të gjitha veprimet e IPK-së të jenë profesionale dhe  arrestimit të behën duke siguruar  prova të qëndrueshme para veprimeve të tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i konsideron  të papranueshme për faktin se,  zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova për veprat e pretenduara nga IPK-ja, këtë që po e themi e vërteton edhe Vendimi me nr.PPS nr. 13/2022, me numër të lëndës 2022:0018374, i lëshuar me datë 02.08.2022  nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre zyrtarëve  policorë të përfshirë në këto arrestime.

Ky vendim e konfirmon shqetësimin tonë të shprehur në vazhdimësi se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen me nguti, pa siguruar prova dhe pa i shterur të gjitha mundësitë e parapara sipas Kodit të Procedurës Penale.

Duke u bazuar në të gjitha këto që u thane më lartë, Sindikata e Policisë së Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme, tani më të dëshmuara edhe me vendim të institucioneve relevante, sepse këto veprime, padrejtësisht po njollosin dhe po degradojnë imazhin  e  Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, e me këtë duke dëmtuar edhe reputacionin e Republikës së Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të jetë në mbrojtje të institucionit policor, zyrtarëve policorë dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjor për të kërkuar përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që bëjnë arrestimet pa prova të mjaftueshme dhe të pabazuara, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore të pjesëtarëve të PK-së, të drejta këta të garantuara me ligje vendore dhe ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera