Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore fiton rastin ndaj Qeverisë për Rregulloren e IML-së
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 20 December 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, e ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit- Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila ka kërkuar anulimin e Rregullores me nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa ka urdhëruar Qeverinë e Kosovës- Zyrën e Kryeministrit, të marrë aktvendim sipas kërkesës së paditësit të paraqitur më 17 maj 2021 dhe kërkesës së përsëritur më 17 qershor 2021 dhe aktvendimin t’ia dorëzojë paditësit, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
Aktgjykimi i Themelores është përpiluar më 14 dhjetor 2023, ku thuhet se Zyra e Kryeministrit urdhërohet që të marrë aktvendim lidhur me kërkesat e paditësit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sindikata e IML-së më 30 qershor 2021 kishte paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës, konkretisht Zyrën e Kryeministrit duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative anulimin e Rregullores me nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Deri tek kjo padi kishte ardhur pasi Sindikata e IML-ës kishte shprehur pakënaqësi të shumta lidhur me ligjshmërinë e Rregullores së lartcekur.
Në aktgjykimin e Themelores thuhet se pala paditëse, në shqyrtim kryesor ka kërkuar që të detyrohet e paditura e parë- Qeveria e Republikës së Kosovës- Zyra e Kryeministrit që të nxjerr vendim- akt administrativ, lidhur me kërkesat e paraqitura nga pala paditëse, për Rregulloren me nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me arsyetimin se është nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme nga e paditura e dytë- Ministria e Drejtësisë, tani si organ jokompetent. Ndërsa, si kërkesë alternative, gjykata të vendosë lidhur me anulimin e këtij akti nënligjor dhe të vendos si në udhëzimet e dhëna në petitum të precizimit të kërkesëpadisë.
Kurse, thuhet se pala e paditur kishte pretenduar se Rregullorja është harmonizuar me opinionin e ministrisë përgjegjëse për Administratë Publike dhe se pas marrjes së opinionit për vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave, është proceduar për miratim dhe nënshkrim nga MD-ja.
Bazuar në inicimin e konfliktit administrativ mbi bazën e heshtjes administrative nga organi i paditur, sipas shkallës së parë, ka rezultuar se paditësi më 17 maj 2021 i është drejtuar me kërkesë Zyrës së Kryeministrit, me kërkesë që Kryeministri të marrë veprime konkrete konform mandatit dhe kompetencave ligjore, duke e pezulluar apo kthyer Rregulloren në plotësim/ndryshim. Por, e paditura ka heshtur dhe nuk ka marrë vendim, as nuk i është përgjigjur paditësit. Andaj, paditësi edhe më 17 qershor 2021 ka dorëzuar kërkesën e përsëritur.
Themelorja konstaton se paditësi me të drejtë ka iniciuar kontestin gjyqësor kundër të paditurës për shkak të heshtjes administrative, meqenëse ka pasur obligim marrjen e vendimit sipas kërkesës së palës paditëse.
“Mbi këtë gjendje të fakteve, kjo gjykatë vlerëson se në këtë çështje administrative-juridike ligji është zbatuar në dëm të paditësit, kështu që në riprocedurë organi i paditur- Zyra e Kryeministrit do të ketë parasysh theksimet nga kërkesa e paditësit, do të vërtetoj faktet relevante dhe pastaj do të merr një aktvendim të drejtë e të bazuar në ligi”, thuhet në aktgjykim.
Aty thuhet se vërejtjet e theksuara më lartë, janë obligim për organin e paditur, duke u bazuar në nenin 65 të Ligjit për Konfliktet Administrative. Gjykata po ashtu, vlerëson se pretendimet e palës së paditur janë të pabazuara dhe të paargumentuara.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, emisioni “Betimi për Drejtësi” më 19 dhjetor 2020 kishte raportuar lidhur me pakënaqësitë që ishin shprehur nga Sindikata dhe vetë IML-ja për Rregulloren e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Më 3 korrik 2020, në Gazetën Zyrtare ishte publikuar Rregullorja e IML-së e cila si bazë ligjore e kishte nenin 16 të Ligjit për Mjekësinë Ligjore. Kurse, më 30 qershor 2021, paditësi kishte dorëzuar padi për fillimin e konfliktit administrativ ku kërkonte nga Gjykata Themelore që pas shqyrtimit dhe analizimit të nxjerrë aktgjykim me të cilin do të shpallte të kundërligjshme Rregulloren e IML-së.
Më 5 korrik 2021, Gjykata Themelore hudhi poshtë padinë si të palejuar, me arsyetimin se Rregullorja e IML-së nuk paraqet akt përfundimtar administrativ.
Të pakënaqur me këtë vendim, Sindikata e IML-së më 19 korrik 2021 parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës së konfliktit administrativ dhe procedurës kontestimore, me propozimin që të aprovohet ankesa si e bazuar, ndërsa aktvendimi i ankimuar të prishet dhe lënda të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.
Mirëpo, më 6 gusht 2021, Apeli refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit dhe vërtetoi vendimin e Themelores me arsyetimin se nuk qëndrojnë pretendimet e ankuesit se Rregullorja e IML-së nuk është akt përfundimtar në procedurë administrative.
Sërish të pakënaqur me këtë vendim, më 29 shtator 2021, Sindikata e IML-së paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme me propozimin që kërkesa të aprovohet si dhe të anulohen vendimet e Themelores dhe Apelit dhe lënda t’i kthehet në rigjykim Themelores. Kurse, Supremja më 28 nëntor 2021 refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, me arsyetimin se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vendosur drejt dhe në baza ligjore.
Mirëpo, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kishin vendosur ta hudhnin poshtë padinë, ankesën dhe kërkesën për rishqyrtim të vendimit gjyqësor me arsyetimin pothuajse të njëjtë, se Rregullorja e IML-së nuk është akt përfundimtar i nxjerrë në procedurë administrative ndaj të cilit mund të bëhet kontroll i ligjshmërisë në procedurë gjyqësore. të pakënaqur me trajtimin e rastit të tyre nga tri shkallët e gjykatave të rregullta, Sindikata e IML-së më 25 janar 2022 kishte dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 (E drejta për gjykim të drejtë dhe të Paanshëm), neni 32 (E drejta për Mjete Juridike) dhe neni 54 (Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...