Lajme

Sindikata e Infermierëve nuk ndalet, kërkon përkrahje nga Avokati i Popullit për ta rritur koeficientin

Autori: Sylejman Sylejmani 10:50 | 11 September 2019

Sindikata e Infermierëve nuk e ka ndërmend të ndalet në kërkesën e tyre për rritje të koeficientit.

Kësaj radhe ata kanë kërkuar përkrahje edhe nga Avokati i Popullit për të arritur qëllimin e tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Me koeficientët 2.2 dhe 2.25 që janë paraparë për ta, infermierët nuk janë të kënaqur.

-Advertisement-

“Në mledhjen e mbajtur me datën 06.09.2019 kryesia e Shsimp mori vendim që sot më dt. 10.09.2019 të dorëzoj kërkesën për ndryshim të koeficientit te Avokati i Popullit. Poashtu nënkryetari z. Përparim Berisha dhe anëtari i kryesisë z. Alban Selmani, zhvilluan një takim me Avokatin e Popullit, ku i treguan për rëndësinë e ndryshimit të koeficientit të pagës nga 2.2 dhe 2.25 në 3.2. Poashtu në takim u kërkua që të zbatohet neni 3 pika 1.3 e Ligjit të pagave nr. 06/L-111 dhe infermierët mamitë dhe profesionistët tjerë të kategorizohen me koeficient 3.2”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera