Sindikalistët e QKUK-së kërkojnë korrigjimin e Ligjit të Pagave

Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 05 April 2023
Shoqata Sindikale e QKUK-së do të protestojë sot lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm, administrata dhe stafi mbështetës i punonjësve shëndetësorë. Xhemajl Selmani, kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së, ka thënë për Radio Kosovën së protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së.
Për shkak të pakënaqësive në lidhje me koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm, administrata dhe stafi mbështetës i punonjësve shëndetësorë, Shoqata Sindikale e QKUK-së do të protestojë sot nga ora 10:00 para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën kryetari i Shoqatës Sindikale të punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani. Ai në një prononcim për ne ka thënë se protesta ka të bëjë më pakënaqësitë lidhur me Ligjin e pagave dhe me emërimin e vendeve të punës sipas ligjit të ri .
“Sot mbahet një protestë më kërkesë për korrigjimin e çrregullimin që ka dalë nga Ligji i pagave dhe emërimit të vendeve të punës”, tha Selmani. Ai sqaroi se çrregullime me ligjin e ri të pagave janë bërë tek infermierët, ku nuk u paguhet shujta dhe pagesa u bëhet e njëjtë sikur e infermierëve me fakultet, sikurse ata me shkollë të mesme.
“Infermierët me fakultet dhe ata me shkollë të mesme paguhen njëjtë. Është hequr shujta, nuk paguhet rrezikshmëria, e as kujdestaritë ashtu siç është dashtur të paguhen. Ndërsa te stafi i administratës me ligjin e ri, i është ulur koeficienti”, shtoi ai.
Selmani, tutje ka thënë se qeveria nuk i ka marrë parasysh ankesat që i janë parashtruar lidhur me këtë ligj që e kanë bërë me shumë mangësi dhe defekte.

Të tjera
-
BBC: Gjermania po përgatitet për luftë
Ushtria gjermane, Bundeswehr, kohët e fundit mori një nxitje për një rritje m...
-
Muharremi Kurtit: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për hallet e popullit
Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas post...
-
Paralajmërimi i Trumpit: Zelensky do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve
Pavarësisht ndryshimit të tonit me presidentin rus Vladimir Putin, Donald...
-
U njohën në traget, por i tha “Po” në avion – historia e veçantë e dashurisë së çiftit nga Kosova
Një histori e veçantë dashurie është nga çifti nga Kosova, Rinori dhe Egla. Ç...
-
“1000 euro që të fshijmë fotot private në TikTok”, dy të rinj kërcënojnë 33-vjeçarin në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili së bashku me një 25-vjeç...
-
Kurti e korrigjon deklaratën e disa ditëve më parë: Ju kërkoj falje për këtë lëshim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar publikisht një lëshim në nj...
-
Rama falënderon ekipin e mirëmbajtjes për punën për ta mbajtur Gërminë të pastër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pu...
-
Pensionistët prej nesër do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë
Të gjithë pensionistët në Maqedoninë e Veriut prej nesër pritet të marrin pen...
-
Në Bangkok, njerëzit po evakuohen urgjentisht nga rrokaqiejt dhe ndërtesat në qendër të qytetit – Po dëgjohen muret që kërcasin
Disa ndërtesa në Bangkok u evakuuan të hënën në mëngjes për shkak të raportim...
-
Aksidenti me fatalitet në Bresje – arrestohet shoferi që dyshohet se gọditi këmbësorin me veturë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Bresje të Fushë Kosovës, ku nj...
-
E tepruan me bakllava? 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore dje në Tetovë
Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e...
-
Mobilizimi i përgjithshëm i UÇK-së, 26 vjet nga urdhri historik për çlirimin e Kosovës
Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të për...