Sindikalistët e Arsimit kundërshtojnë rritjen e pagave prej 4%, paralajmërojnë greva
Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 12 January 2018
Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të shërbyesve civil prej katër për qind nga fillimi i këtij viti po kundërshtohet fuqishëm nga sindikalistët e arsimit në vend.
Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari, ka deklaruar për portalin ‘Zëri.info’ se mësimdhënësit nuk e pranojnë vendimin e ekzekutivit për rritjen e pagave prej 4 për qind, madje ai nuk e përjashton mundësinë e fillimit të grevave nga punonjësit e këtij sektori.
‘Besoj që do të ketë edhe greva, nëse nuk merren parasysh kërkesat tona’, ka thënë Jashari.
Ai sqaron se të gjitha federatat, që janë pjesë e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Kosovës(BSPK), janë pajtuar se do të ndërmarrin veprime të përbashkëta, në mënyrë që të jenë zë më i fuqishëm për plotësimin e kërkesave të punëtorëve kosovarë.
Portali “Zëri.info” ka mësuar se për shkak të mosplotësimit të kërkesave të mësimdhënësve, përfaqësuesit e këtyre të fundit janë pajtuar që fillimisht të organizohet një grevë një orëshe në arsim dhe nëse nuk u plotësohen kërkesat, atëherë të vazhdohet me grevë një javore.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...