Rozë

Sinani publikon një foto në përqafim të bashkëshortes

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 04 October 2017

Me zërin e tij të veçantë e muzikën e mirëfilltë, Sinan Vllasaliu arriti të jetë ndër këngëtarët më të dashur e të pëlqyer për publikun.

Këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen edhe në ditët e sotme, transmeton Gazeta Express.

Sinani tani është më pak aktiv në skenën muzikore. Megjithatë shpesh e shohim aktiv në rrjetet sociale duke publikuar fotografi nga përditshmëria e tij.

-Advertisement-

Sinani së fundmi ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij.

Të përqafuar e të buzëqeshur ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive nga ndjekësit e tij.

Një koment kishte lënë edhe vajza e tyre Edona duke thënë se ka prindërit më të mirë në botë.

“PrindAt ma te mire ne bote i kom une hyhyhy”, kishte shkruar Edona.

Ndryshe “Shpija e babës”, është projekti i fundit nga Sinani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera