Sinani përballë Petkoviqit, Kurti paralajmëron Zyrën për Luginë në fazën vendimtare të dialogut
Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 19 September 2022
Që pas humbjes së kontrollit të Kosovës, qeveritë e Serbisë kanë pasur nga një organ që është marrë me Kosovën.
Në fillim të viteve 2000, në Beograd kishte funksionuar Qendra Koordinuese për Kosovën, e cila ishte shuar më 2008 për t’u themeluar e ashtuquajtura “Ministri për Kosovë dhe Metohi”.
Në vitin 2012 ishte shuar edhe ministria për t’u krijuar e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë e Metohi”, në kuadër të Qeverisë së Serbisë. Aktualisht atë e udhëheq Petar Petkoviq, i cili e ka zëvendësuar Marko Gjuriqin që Vuçiq e çoi si ambasador në Uashington.
Petkoviq është edhe kryenegociator i palës serbe në dialogun e Brukselit, ndërsa në krye të kësaj zyre ai merret me gjithçka që lidhet me Kosovën dhe serbët që jetojnë këtu.
Kryesisht, Petkoviq “peshkon” incidentet që ndodhin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duke i paraqitur sa më shumë si probleme ndëretnike. Kjo zyrë që kontrollohet direkt nga Vuçiq ushtron ndikim direkt te Lista Srpska që është pjesë e Qeverisë.
Kosova deri më tash nuk ka pasur një zyrë që merret me problemet e shqiptarëve të tre komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Udhëheqësit në Prishtinë nuk kanë pasur kontakte të rregullta me lidershipin shqiptar atje. Të hënën mbrëma Kurti bëri me dije se planifikon të themelojë Zyrë në kuadër të Kryeministrisë për tre komunat atje.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
“Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani. Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës” thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Shqiptarët atje, vazhdimisht kanë kërkuar të drejta në nivel me serbët që i kanë në Kosovë. Mbetët të shihet se cili do të jetë roli i kësaj zyre, nëse Kurti do ta përdorë si “reciprocitet” me Serbinë apo do të jetë vërtete një mekanizëm që u ndihmon shqiptarëve të Luginës.
Vlen të përmendet se me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi kreu i Qeverisë Kurti ka raporte të këqija. Gjatë vizitës atje, delegacioni i kryesuar nga Besnik Bislimi nuk e takoi fare Arifin.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...