Lajme

Sinani: Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia të mundësojë hetimet mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 14 May 2023

Këshilltarja Politike e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se Qeveria e Serbisë duhet të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Sinani ka theksuar se këtë tashmë po e kërkon edhe Parlamenti Evropian.

“Qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.Këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian.Në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi”, ka pohuar ajo.

-Advertisement-

Tutje, Sinani ka theksuar se raporti i Parlamentit Evropian vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane.

“Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës.Në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane”.

Ndryshe, shqiptarët e komunave Medvegjë, Bujanoc e Preshevë e Bujanoc janë duke vazhduar të përballen me problemin e pasivizimit të adresave nga ana e autoriteteve shtetërore në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera