Lajme

Sinani në Uashington falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për mbështetjen që çështja e Luginës të ndërkombëtarizohet

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 12 June 2022

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka falënderuar autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetjen që çështja e Luginës së Preshevës të ndërkombëtarizohet.

Sinani po i viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës – duke treguar që ka zhvilluar takime të rëndësishme për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Si Luginë, si Preshevë, nuk jemi pa miq. Nuk jemi të izoluar. Nuk jemi të pabashkërenduar me kryeqendrat e kombit dhe me adresat e aleatëve të shqiptarëve”, ka shkruar Sinani në Facebook, të shtunën. “Këtë e dëshmoj edhe vizita jonë dhe takimet me nivelet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të dinamizimit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës”.

-Advertisement-

Ajo pos falënderimeve të përgjithshme për Kosovën e Shqipërinë, ka shprehur mirënjohje edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si dhe për Faton Bislimin, drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ardita Sinani, gjatë kohës sa e mbante pushtetin në Preshevë, kishte deklaruar se çështja e Luginës duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, pushteti i saj nuk zgjati as një vit – pasi më 11 prill të këtij viti ishte shkarkuar përmes një mocioni mosbesimi në Asamblenë Komunale të Preshevës.

E po atë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte pritur në Prishtinë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, duke iu kërkuar unitet.

Uniteti ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Prishtinës dhe Tiranës në mënyrë që problemet e Luginës së Preshevës të zgjidhen. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera