Sinan Vllasaliu del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për 24 mijë eurot
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 18 November 2022
Këngëtari Sinan Vllasaliu është deklaruar të premten i pafajshëm për akuzën se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.
“Jo, i pafajshëm”, ka thënë Vllasaliu pasi gjykimi ka filluar rishtazi.
Deklarimi i Vllasaliut është bërë pasi prokurorja Elza Bajrami e ka lexuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësja e rastit Naime Krasniqi-Jashanica ka njoftuar se brenda 30 ditëve i akuzuari mund të paraqesë kërkesë për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës.
Paraprakisht, gjykatësja Krasniqi-Jashanica ka thënë se gjykimi fillon rishtazi pasi është ndërruar gjyqtari i çështjes si dhe kanë kaluar më shumë se tre muaj nga seanca e 5 gushtit 2022. Më herët këtë lëndë e ka trajtuar gjykatësi Ngadhnjim Arrni.
Po ashtu, për shkak se ky rast filloi rishtazi, mbrojtësi i të akuzuarit Vllasaliu, avokati Florent Latifaj ka njoftuar se heqin dorë nga marrëveshja për pranim të fajësisë.
Pasi që palët hoqën dorë nga mbajtja e shqyrtimit të dytë, kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave do të paraqiten me shkrim.
Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 5 gusht 2022 i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Aktakuza thotë, se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.
Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...