Shëndetësi

Simptomat që tregojnë se keni nevojë urgjente për vitamina

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 21 June 2019

Dihet se një dietë e balancuar ushqimore ka shumë efekte pozitive për shëndetin tonë.

Në anën tjetër mungesa e konsumimit të ushqimeve që përmbajnë vitamina, mund të shkaktojnë simptoma të padëshiruara.

Disa nga shenjat që tregojnë se ju keni nevojë për vitamina janë:

-Advertisement-

Rënia e flokëve

Mungesa e biotinës shkakton rënien e flokëve dhe dobësimin e thonjve. Nëse dëshironi të rritni sasinë e biotinës në organizëm duhet të filloni të konsumoni më tepër patate, fasule dhe banane.

Dhimbje e muskujve

Kjo dhimbje shkaktohet nga mungesa e kalciumit dhe magnezit në organizëm. Aktiviteti i tepërt fizik ndikon që sasia e tyre të nxirret jashtë organizmit me anë të djersës, dhe rrjedhimisht trupi kalon në mungesë të këtyre përbërësve.

Irritim i lëkurës

Nëse keni probleme me lëkurë, atëherë ju keni mungesë të vitaminave A,E dhe D. Për të plotësuar mungesën e tyre duhet të konsumoni më shumë kërpudha, spinaq dhe vezë.

Dhëmbë jo të shëndetshëm

Mungesa e vitaminës D shkakton dobësimin e kockës apo rrënjës së dhëmbëve. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalcium dhe vitaminë D është i domosdoshëm.

Çrregullime të gjumit

Studime të shumta kanë dëshmuar se mungesa e vitaminës D, C dhe B12 shkakton pagjumësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera