Shëndetësi

Simptomat e Covid-19/ Cilat janë dhe si të mbrojmë veten

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 18 June 2021

BBC ka publikuar një artikull rreth simptomave të Covid-19 dhe mënyrave se si të mbrojmë veten ga Covid-19.

Ekzistojnë tre simptoma kryesore të koronavirusit. Nëse shqaqni njërën prej tyre, atëherë duhet të bëni tamponin.

Cilat janë simptomat?

-Advertisement-

1. Kollë e ‘re’ dhe e vazhdueshme , kollitje vazhdimisht, për më shumë se një orë, ose të keni tre ose më shumë episode kollitje në 24 orë

2. Ethet, temperaturë mbi 37.8C

3. Ndryshimi i nuhatjes ose shijes – ose mungesa totale e shijes dhe nuhatjes.

Shëndeti Publik në Angli thotë se rreth 85% e personave të prekur me Covid-19 do të kenë të paktën një nga këto simptoma.

Njerëzit e infektuar me variante të reja mund të kenë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të tjera, të tilla si dhimbje koke, dhimbje fyti ose rrufë, sipas hulumtimit nga studimi i Zoe Covid Symptom dhe një studimi i fundit nga ONS .

Nëse keni ndonjë simptomë duhet të bëni një test sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos largoheni nga shtëpia për ndonjë arsye tjetër.

Duhen pesë ditë mesatarisht nga momenti që jeni infektuar për të filluar shfaqjen e simptomave.

Nëse keni shfaqni njërën nga simptomat duhet të bëni tamponin sa më shpejt të jetë e mundur dhe mos dilni nga shtëpia, sepse duhen pesë ditë mesatarisht nga momenti që jeni infektuar për të filluar shfaqjen e simptomave.

A është i njëjtë te të gjithë Covid-19?

Jo, sepse mund të ndikojë në organe të ndryshme dhe mund të ketë simpyoma që nuk janë të pazakonshme.

Shkencëtarët që kanë përdorur të dhëna për shëndetin e katër milionë njerëzve thonë se Covid-19 ka gjashtë nën-tipe.

Simptomat përfshijnë

Grip- pa ethe: Dhimbje koke, humbje të nuhatjes, dhimbje të muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje gjoksi, pa ethe

Grip-me ethe: Dhimbje koke, humbje të nuhatjes, kollë, dhimbje të fytit, ngjirje e zërit, ethe, humbja e oreksit

Lodhje: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje gjoksi, lodhje

Konfuzion: Dhimbje koke, humbje të nuhatjes, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore

Barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje të nuhatjes, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku

Studiuesit mendojnë se të vjellat, diarreja dhe ngërçet e barkut mund të jenë një shenjë e koronavirusit tek fëmijët.

Nëse kam kollë, a është padyshim Covid?

Shumë viruse të tjera kanë simptoma të ngjashme me Covid, përfshirë gripin.

Shëndeti Publik në Anglia thotë se gjysma e personave që kanë një nga tre simptomat kryesore të Covid nuk janë të infektuar me koronavirusin e ri.

Çfarë duhet të bëj nëse kam Covid?

Nëse jeni pozitiv duhet të izoloheni në shtëpi për të paktën 10 ditë që nga koha kur simptomat kanë filluar.

Duhet të qëndroni larg anëtarëve të tjerë të familjes suaj, të cilët gjithashtu duhet të vetë-izolohen për të paktën 10 ditë.

Shumica e njerëzve do të kenë vetëm simptoma të lehta, të cilat mund të menaxhohen me lehtësim të dhimbjes (si paracetamoli), pushim në shtrat dhe shumë lëngje.

Ju madje nuk keni nevojë të shkoni në farmaci ose spital.

Si mund ta mbroj veten?

Gjëja më e mirë është larja e rregullt dhe e plotë e duarve, mundësisht me ujë dhe sapun.

Koronavirusi përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin spërklat e vogla, të mbushura me virus, në ajër.

Spërklat mund të thithen me anë të frymëmarrjes, ose mund të infektoheni nëse prekni një sipërfaqe me spërkla dhe pastaj prekni duart, sytë apo gojën.

Pra, kollitja dhe teshtitja, duke përdorur letra higjienike ose duke mbajtur krahun përpara, mos prekja e fytyrës me duar të palara dhe shmangia e kontaktit të afërt me njerëzit e infektuar janë të rëndësishme.

Njerëzit janë më infektues kur kanë simptoma, por disa mund të përhapin virusin edhe para se t’i shfaqin simptomat.

Maskat janë gjithashtu të detyrueshme në ambientet e brendshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera