Lajme

Simpatizantët e PDK-së nuk përmbahen, festojnë edhe pas vendimit të Supremes në Han të Elezit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 25 October 2021

Simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar festën pas vendimit të Gjykatës Supreme ku kjo komunë nuk do të shkojë në rivotim duke hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kryetari aktual, Rufki Suma, është ankuar në PZAP për shit-blerje të votave.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte anuluar zgjedhjet për kryetar të Hanit të Elezit, pas ankesës së kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

-Advertisement-

PDK ka parashtruar ndërkohë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ka vendosur që në Han të Elezit megjithatë të mos shkohet në rivotim./klankosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera