Fokus

Simpatike, “Dardani” i vogël, 1-vjeçari, Eris Bajra, në këtë mënyrë feston golin e Milot Rashicës

Autori: Halil Berisha 10:58 | 12 September 2019

Jo veç Kosova po befason me lojën e mirë që po bën në futboll.

Edhe tifozët e kombëtares së Kosovës po mbizotërojnë fansat e kombëtareve tjera në çdo lojë, shkruan gazeta inFokus.

Bile, kështu ndodhi edhe midis Anglisë, kur “Dardanët”, ani se disa fish më pak në numër, lënin nën hije tifozët anglez.

-Advertisement-

Por, është një fans, më i veçantë e më simpatik se të gjithë të tjerët.

Eris Bajra, vetëm 1-vjeçar, emocionohet e gëzohet jashtë mase kur lojëtari i kombëtarës së tij, Milot Rashica, shënon gol, shkruan gazeta inFokus.

Këtë, mund ta shihni në videon më poshtë, të cilën gazeta inFokus, e ka publikuar me lejën e prindërve të fansit më simpatik të kombëtares./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera